Ndonëse prej shumë vitesh nuk është pjesë aktive e politikës, ish kryeministri Fatos Nano rikthehet herë pas herë në fokus të publikut. Siç ka ndodhur edhe muajt e fundit, teksa në vend diskutohej për emrin e Presidentit.
Prej shumë vitesh, emri i Nanos është lakuar si një kandidat potencial. Edhe në zgjedhjen e fundit të Presidentit, emri i tij u lakua sërish si një ndër kandidatët e mundshëm për këtë post. Por as këtë herë emrin i tij nuk u propozua nga partia që drejtoi për shumë vite.
Që pas largimit tij nga politika aktive, daljet kanë qenë të pakta, duke zgjedhur të jetojë jetën i qetë larg fokusit mediatik. Ish-Kryeministri i Shqipërisë është fotografuar këto ditë, te “Shallvaret”, ku është shfaqur i veshur thjesht.
Nano jetonte në kohën që ishte Kryeministër. Pas tërheqjes nga jeta politike, familja Nano u zhvendos në periferi të Tiranës. Por, duket se kjo lagje mban ende Nanon, si një nga banorët më të spikatur.
Ai është fotografuar në orët e paradites, ku së bashku me një tjetër person që e shoqëronte ka ndaluar te një shitës libra të përdorur në rrugë. Ashtu si shihet edhe nga shkrepjet, ai ka qëndruar disa momente duke parë titujt, i vëmendshëm në kërkimin e tij.