
Nga Rosela Gjylbegu nuk kemi patur asnjëherë lajme rozë, sepse këngëtarja ka zgjedhur që jetën e saj private t’a mbajë gjithnjë larg medias. Por mesa duket këtë herë ka vendosur që partnerin e saj, t’a bëjë publikë me anë të këtij postimi në rrjetet sociale.
Pa shumë fjalë e dedikime Rosela ka vendosur që këtë moment të lumtur ta ndajë me ndjekësit dhe fansat e saj ndër vite.Sa i takon muzikës atë kemi kohë pa e dëgjuar me ndonjë projekt të ri muzikor, por e pranishme në spektakle të ndryshme të muzikës shqiptare.
Dy vjet më parë Rosela Gjylbegu ka qenë pjesë e festivalit të RtSh-së me këngën “Vashëzo”, ndërsa në vitin 2009 së bashku me Eliza Hoxhën ka fituar vendin e parë në Kënga Magjike.