1, 2, 3 puthe!
Kënga e Elvana Gjatës në sfond do ishte e duhura për paraqitjen e radhës së bashku në televizion për Romeo Veshajn dhe Olsi Bylykun.
Nuk ndodh shpesh në ekranet shqiptare, por dy aktorët nuk kanë ngurruar të japin një puthje në buzë, sigurisht për një skeç të emisionit “Më lër të flas”.
Olsi dhe partnerja e tij Egli Tako janë dy nga të ftuarit e radhës në emisionin e binjakëve Veshaj që transmetohet të premten, por episodi është regjistuar disa ditë më përpara. Në promon e emisionit të publikuar ditën e sotme Romeo dhe Olsi shihen duke u puthur në buzë ndërsa reagimi i të gjithëve ishte pikërisht ky i Donaldit:
Nuk dihet nëse ata kanë rikrijuar puthjen e Donaldit me Bora Zemanin gjatë “Big Brother VIP” apo ka qenë thjesht një skeç.
Olsi dhe binjakët kanë treguar se njihen prej vitesh dhe kanë raporte shumë të mira shoqërore. Në intervista ata kanë treguar madje se kur ishin respektivisht pjesë e ‘Portokalli’ dhe “Al-Pazar’ shpesh shkruanin tekste për njëri-tjetrin.