Aktorja albana Perhati a thënë se fillimi i saj në spektaklin e humorit ka qënë me rolin “Shaqira” krah aktorit Vis Pupa, i cili ishte parteneri saj në skenë.

Aktorja ka thënë se në atë kohë ishte përgatitur të emigronte drejt Italisë ku ndodhej familja e saj, por që nga ajo ditë ajo nuk është larguar kurrë nga “Portokalli”.

“Në korridor me Visin, ngjitur ishte zyra e Portokallisë. Dëgjoja që fliste personazhin e Avdiut dhe unë duke bërë shaka, i kthehem me të njëjtën gjuhë, me të njëjtin dialekt. Ore çavo ça po bëhet, do pimë ndonjë kafe?

Visi nuk më tha gjë por i bëri përshtypje që unë e flisja shumë natyrshëm atë gjuhë dhe më tha pse nuk vjen ta provosh. Unë në atë periudhë doja të ikja në Itali se kam familjen. Dhe Visi më mbajti këtu e jam sot e 15 vjet” – ka thënë aktorja gjatë intervistës.

 

Vis Pupa me partneren sot