Prej rreth tre muajsh Ervis Martinaj është zhdukur pa gjurmë. Ende policia e shtetit dhe prokuroria nuk kanë një përgjigje për fatin e tij.

Natën e fundit përpara zhdukjes, “mbreti” i basteve e kaloi me një vajzë në një hotel në Durrës. Bëhet fjalë për një nga vajzat bukuroshe të ekranit që ka mbajtur kurorën e miss Shqipërisë.

Prokuroria dhe policia nuk e kanë publikuar dëshminë e saj në momentin që u mor në pyetje se cfarë ka deklaruar për lidhjen me biznesmenin.

Informacioni i vetëm është që vajza në fjalë ka studiuar për farmaci, por a i ka dhënë Vis Martinajt një “recetë” për inskenim, nëse kemi të bëjmë me një pistë të tillë?

Hipotezat për fatin e 40-vjeçarit janë të shumta, mes tyre edhe se mund të ketë bërë operacion plastik duke ndryshuar fytyrën. Asgjë e konfirmuar.

Një pjesë e familjarëve dhe të afërmve të Martinajt i kanë humbur shpresat për gjetjen e tij. Por fjalën e fundit e ka shteti që duhet të dalë me një përgjigje të konfirmuar, nëse është gjallë apo ka vdekur.