Dua Lipa është detyruar të shtyjë koncertin e saj në Sidnej. Radhë të mëdha u krijuan kur uebfaqja dhe aplikacioni i shërbimit të biletave Ticketek ra nga sistemi, duke lënë mijëra njerëz jashtë stadiumit.
Fansat u detyruan të kërkonin nëpër emaile për konfirmimet e kodit të biletave me stafin që kontrollonte manualisht secilin prej tyre. Shumë kishin mbetur jashtë stadiumit pak para orës 21:00, gjysmë ore pasi Lipa duhej të dilte në skenë.

Lipa e vonoi koncertin për më shumë se gjysmë orë për të lejuar fansat që të hynin në stadium por shumë e humbën nisjen e tij.