Zbardhen detaje të reja nga operacioni antidrogë që u zhvillua mbrëmë në rrugën “Mihal Duri”, pranë Lidhjes së Shkrimtarëve në Tiranë ku policia dhe agjentët e antidrogës kanë ndaluar një makinë pasi kishin informacion se po transportohej drogë.

Policia ka tentuar të ndalojë automjetin tip “Tiguan” me ngjyrë të bardhë me targë AB 780 MP, drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrave të policisë për të ndaluar dhe ka ecur mbrapsht duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë duke përplasur me qëllim shmangien  automjetin e shërbimit të policisë.

Shoferi i makinës i identifikuar si Enea Sulejmani duke ecur indietro me makinë ka goditur 3 agjentë të antidrogës dhe ka dëmtuar makinën e policisë. Në kushtet e vetëmbrojtjes një prej policëve ka qëlluar me armë dhe plumbi e ka kapur në pjesën e kofshës.

Në automjet janë konstatuar dhe dy persona të tjerë të cilët janë shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë. Në automjet është konstatuar një pako me peshë rreth 1 kg brenda së cilës dyshohet se lende narkotike kokainë.