Alketa Vejsiu, ndër personazhet më të ndjekura në rrjetet sociale dhe jo vetëm, ka preferuar ta mbajë familjen sa më larg vëmendjes së publikut.

“Mendoj që nuk do ta bëj se gjërat e shtrenjta jam mësuar ti ruaj nga hienat dixhitale!”, shprehet ajo.

Por duket se tashmë vajza e saj ka filluar të shndërrohet në një yll në rrjetet sociale. Vajza e Alketës është aktive në Instagram dhe në fotot që ajo ka publikuar duket një zonjushë shumë simpatike, që duhet thënë i ngjan shumë të ëmës për nga sharmi dhe tiparet.

Në Instagram, Nikol ka një profil shumë diskret, ku ka vendosur dhe mbiemrin e saj, Nelo.
Por në pak postime të saj, duket jeta super luksoze që bën vajza e Alketa Vejsiut, ku viziton vendet më të shtrenjta në botë, me makina luksoze dhe jahte.

Por, në fund të fundit, pse jo?/gazetajone