Trishtim dhe zemërim ka shkaktuar vdekja e 36-vjeçarit Antonis Karyotis nga Agios Nikolaos, Kretë, i cili vdiq kur anëtarët e ekuipazhit të anijes Blue Horizon të Attica Group e shtynë atë ndërsa ai ishte në katapultë.

Kapiteni i anijes dhe 3 anëtarët e tjerë të ekuipazhit u arrestuan lidhur me ngjarjen e rëndë që çoi në vdekjen e 36-vjeçarit nga Kreta, ata pritet të dalin para organeve të drejtësisë.

FOTO/ U shty me dhunë nga ekuipazhi grek, ky është

Ky është 36-vjeçari që humbi jetën

Kapiteni, shefi, oficeri i kuvertës dhe oficeri i parë përballen së bashku me akuzën e vrasjes nga pakujdesia si dhe shkeljen e neneve të Kodit të së Drejtës Publike Detare.

FOTO/ U shty me dhunë nga ekuipazhi grek, ky është

Foto nga momenti i arrestimit:

Njëkohësisht, sot në mjekësinë ligjore të Pireut pritet të kryhet autopsia e trupit të fatkeqit Antonis.Sipas asaj që deklaroi ministri i Transportit, Miltiadis Varvitsiotis, 36-vjeçari kishte hipur në anije më herët mbrëmjen e së martës dhe për një arsye të panjohur ishte përzënë.

Megjithatë, ai u përpoq të hynte pak para se anija të nisej për në Kretë me ekuipazhin që reagoi në mënyrë tronditëse dhe përfundimisht fatale.

Vëllai i 36-vjeçarit ka folur për mediet dhe ka komentuar vdekjen tragjike të Antonis.

“Jam i shokuar, nuk arrij ta kuptoj çfarë ka ndodhur me vëllain tim. Tani për tani kam ardhur në spital për të parë vëllain tjetër, i cili sapo ka dëgjuar për vdekjen e vëllait, është mërzitur… Videon e vëllait e kam parë shumë herë që nga mbrëmë dhe vërtet është një vrasje. E vranë, është e paimagjinueshme…”, tregon vëllai i tij Antonis për protothema.gr.

36-vjeçari Antonis jetonte në Agios Nikolaos Lasithiou, në banesën e punëtorëve me dy motrat e tij, ndërsa pak kohë më parë kishte humbur nënën./Greekcitytimes.com