Era Istrefi njihet si një nga artistet shqiptarja që ka profilet më të kuruara në rrjetet sociale ku poston jo rrallë foto shumë provokuese por edhe në lidhje me jetën profesionale. Mirëpo, ish-fotografja e saj nuk është shumë e kënaqur me yllin e “Bonbon”.

Fotografja Lena Nikolaj e cila jeton në SHBA ptha për “ABC e Mëngjesit”, tha se ka punuar me orë të gjata me Erën dhe pagesa nuk ishte shumë mirë. Në deklaratën e saj ajo u shpreh se ishte ky momenti kur reflektoi dhe vendosi të eksploronte më tepër.

Është pak për të qeshur në fakt. Unë kam lindur në Michigan dhe flisja në shqip, gegnisht. Por u futa në kurset e anglishtes dhe e harrova. Në moshën 24-vjeçare fillova të dilja me një djalë shqiptar dhe nisa të mësoja gjuhën shqipe, por nuk ja dola.

Unë kam punuar me Era Istrefin, punoja me orë të gjata dhe pagesa nuk ishte shumë e mirë. Edhe aty ndalova dhe thashë që kjo është diçka shumë e mirë dhe që mund ta eksplorojë më tej. Kur isha në Bali e kuptova më shumë.

Unë udhëtoj vetëm dhe kam qenë në shumë vende që kam bërë foto si Italia, Shqipëria, Sllovenia, që nuk e dija që mund të ishte aq e bukur. Kam qenë në shumë shtete dhe fotot kanë dal shumë të bukur. Në Bali do të rikthehesha se më pëlqen shumë, në Itali po ashtu”, u shpreh ajo.

Pak javë më Era Istrefi u rikthye në muzikë pas dy vitesh mungesë. Ajo lançoi këngën me titull “Babe” me muzikë të Claydee & Era Istrefi dhe tekst të shkruar nga Era Istrefi & Bimbimma teksa këngëtarja shfaqet shumë sensuale.