Arbana Osmani do të bëhet nënë për herë të tretë. Pas dy djemve, Jonit dhe Diellit do të vijë në jetë një vajzë, ose “motra” siç e zbuloi Joni gjininë pak javë më parë. Pas përfundimit të “Big Brother Vip”, Arbana duket se kohën e saj ia dedikoi udhëtimeve me familjen. Së pari me partnerin e saj Eduartin dhe më pas e gjithë familja së bashku. Nuk harron të ndajë momentet e saj edhe me ndjekësit në rrjete sociale. Siç ka bërë edhe me këtë fundjavë që po e kalon në Bogë, atje ku kanë ndërtuar një shtëpizë familjare prej druri. Mes fotove të postuara, njëra është më e veçanta, ajo me gjithë familjen me sfond natyrën. Duken Arbana, Eduarti, Joni dhe Dielli. Sa bukur, sa bukur.
“Familje”, shkruan Arbana krahas fotos.