Ervin Karamuço ka treguar se si do mund të procedohet me mandatin e Fredi Belerit për Bashkinë Himarë.

I ftuar në ”Top Talk”,  Karamuço shprehet se nëse Beleri, nuk betohet për të marrë mandatin nuk është më kryetar bashkie, ndërsa nëse nuk paraqitet në detyrë brenda periudhës prej tre muajsh, ai shkarkohet menjëherë.

Ervin Karamuço: Nëse ai nuk betohet për të marrë mandatin nuk është më kryetar bashkie, nëse nuk paraqitet tre muaj në detyrë menjëherë shkarkohet. Ne kemi një jurisprudencë të kryetarit të bashkisë Dibër, Shukriut në të cilën Gjykata Kushtetuese ka vendosur që edhe pse personi nuk është dënuar ende me vendim gjyqësor të formës së prerë, vendimi konkurron, sepse i lihet kompetencë me kushtetutë qeverisë, që për çdo çështje që ata gjykojnë se është shkelje flagrante e kushtetutës, mund ta shkarkojë. Lihet në fuqi edhe kjo pjesë. Shkarkimi e ka në dorë Këshilli i Ministrave.