Fredi Beleri pranon ndarjen e “tortës” me oligarkët dhe trafikantët në jug, pritet lirimi i tij dhe arrestimi i Jorgo Goro s, në objektiv edhe strategjikja Olta Xhaçka
Më shumë se një proces ligjor, arrestimi i Fredi Belerit ishte më shumë çështje e vullnetit politik dhe për interes të oligarkëve dhe trafikantëve të drogës që po investojnë masivisht me hotele luksoze në jug për të parandaluar kalimin e tij si kryetar bashkie pa një marrëveshje për ndarjen e tortës.
Pasi bëri disa muaj të mirë burgu, Fredi Beleri, pjesëmarrës në masakrën e Peshkëpisë dhe një “idiot i dobishëm” për grekët, ka pranuar sëfundmi ndarjen e tortës dhe do të lirohet nga qelia së afërmi, ndërsa vendin e tij pritet ta ngrohë Jorgo Goro dhe ndonjë prej shpurës së strategjikes Olta Xhaçka.
Gazeta Jonë meson se shkarkimi që Rama paralajmëroi për Goron nuk ka të bëjë me përmirësimin e raporteve me Greqinë, por po bëhet për të shmangur arrestimin e një kryebashkiaku socialist në detyrë.
Goro është kapur me presh në duar nga SPAK me manipulime në dokumentacionin e pronësisë së një hapësire të madhe toke në Himarë, e cila është kaluar nën përdorimin e strategjikut Artan Gaçi, bashkëshorti i Olta Xhaçkës. SPAK pritet të kërcasë prangat në lukuninë e hajdutëve të pronave në jug prandaj edhe i ka zënë tmerri.
Fredi Beleri ka bërë aq shumë zullume në Shqipëri sa mund të arrestohej nga çdo prokuror i vendit, por ajo për zgjedhjet dukej si një akuzë që kishte qëllime të tjera.
SPAK dhe Altin Dumani janë kthyer në një rreze shprese për shqiptarët, të cilëve politikanët e korruptuar dhe të inkriminuar iu kanë vënë shkelmin në fyt këto 30 vite.
Ka ardhur koha që rraca e këtyre lloji politikanësh që mendojnë se pushteti nuk do t’u ikë kurrë, të shohin qelitë e burgut dhe SPAK po kujdeset më së miri që kjo të ndodhë duke u kthyer në shpresën e vetme të popullit! /GazetaJonë/