Frida Krifca, tender 120 milionë lekë për të numëruar ullinjtë

Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore Fushë Krujë në varësi të ministrisë së Bujqësisë që drejtohet nga Frida Krifca ka hapur një procedurë tenderimi 120 milionë Lekë pa TVSH për të numëruar ullinjtë.

Në dokumentet e tenderit theksohet se brenda gjashtë muajve duhet të mbyllet marrëveshja për studimin fushor për identifikimin, regjistrimin dhe dixhitalizimin e 7000 njësive të reja ulliri.

Tenderi duket mjaft i çuditshëm pasi fermerët që kanë mbjellë ullinj i kanë raportuar për çdo pemë ndërsa tashmë Krifca nxjerr nga buxheti i shtetit edhe 120 milionë Lekë për të bërë numërimin e saj.

Dosja e tenderit
Qendra e transferimit të teknologjive bujqësore Fushë Krujë
Emri dhe adresa e Autoritetit/Entit Kontraktor:
Emri Qëndra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore Fushë-Krujë
Adresa Fushë-Krujë, Rinas km 1, Ura e Gjolës
Tel/Faks ska
E-mail [email protected]
Ueb-faqe www.qttbfushekruje.gov.al
Lloji i procedurës së prokurimit: Procedure e hapur sherbime
Numri i referencës së procedurës /Lotit:REF- 65716 -04-12-2023
Objekti i kontratës / Marrëveshjes Kuadër: “Studim fushor për identifikimin, rregjistrimin dhe dixhitalizimin e 7000 njësive të reja ulliri.
Fondi limit: 12.000.000 (dymbedhjete miljon) Lekë pa TVSH.
Kohëzgjatja e kontratës/marrëveshjes kuadër ose afati për zbatimin e saj: benda 6 muajve nga lidhja e kontrates.
Afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave: 18.05.2023 Ora: 12:00