Shakira konfirmoi ndarjen me futbollistin Gerard Pique ndërkohë ajo që nuk kishim vënë re është veshja e saj në Festivalin e Filmit në Kanë. Fustan i zi dhe me një gjerdan në qafë duket pakashumë i njëjti stil me “fustanin e hakmarrjes” së princësh Dianës.
Sipas mediave të huaja, arsyeja pse ky është quajtur ‘fustani i hakmarrjes’ ka të bëjë me kohën kur Princesha Diana u nda me Princ Charles. Pasi u njoftua lidhja e tij me Camila Parker-Boëles në vitin 1994, Princesha Diana mori pjesë në Gala të Vanity Fair e veshur me një fustan të bukur të zi që është jashtëzakonisht i ngjashëm me atë të Shakirës.
Edhe pse kjo mund të jetë një rastësi, ajo përshkruan në mënyrë të përsosur personalitetin e grave. Jo vetëm gratë, por edhe burrat, veçanërisht kur ata tradhtëtojnë.
Thashethemet mbi ndarjen e tyre nisën në fund të muajit aj por emisioni ‘Mamarazzis’ në Youtube i drejtuar nga Laura Fa dhe Lorena Vazquez bëri të ditur se çifti janë të ndarë prej tre muajsh.