
Vëllai i Madh surprizoi Kristin me valle tradicionale shqiptare në këtë finale, pasi si një fëmijë i rritur në Belgjikë gjatë qendrimit në shtëpi ai u miqësua më shumë me publikun shqiptar.
Gjatë katër muajve në Big Brother Kristi, një nga katër finalistët u ambientua me Shqipërinë dhe gjuhën shqipe.
Por gjatë suprizës moderatorja, Arbana Osmani bëri një gafë.
Ajo i tha Kristit se valltarët e Ansamblit Kombëtar kërcyen vallen e Ali Pashës, por në fakt vallatarët kërcyen vallen e Osman Takës.