Kjo është Danjela Neza, 28-vjeçarja shqiptare që u vra me armë zjarri nga i dashuri i saj afrikan në Savona të Italisë.

Lajmin e ka njoftuar i ati në Facebook, Shaqir Neza.

“Te dashur miq, shoke e dashamires sot u nda nga jeta vajza ime Danjela Neza, 28 vjece. Bija ime shpirti yt qofte i xhenetit. Duke qene se ndodhet ne Itali nuk e dime sa mund te vonoje dhe si rrjedhoje nuk mund t’ju leme nje date varrimi”.

Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 02:00 pas mesnate për motive xhelozie.

Autori u vetëdorëzua në polici menjëherë pas krimit. Ishte pikërisht ai që njoftoi policinë dhe kërkoi ndihmë mjekësore për 28-vjeçaren shqiptare pasi e qëlloi.

Por fatkeqësisht ishte shumë vonë për shqiptaren. Plumbi në kokë i kishte shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Autori u arrestua për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Ai i tha policisë se ngjarja ndodhi pas një debati me të dashurën e tij shqiptare, e cila kërkoi t’i jepte fund lidhjes. Sipas tij, të dy u grindën. Ai tha se 28-vjeçarja e ofendoi për origjinën e tij afrikane. Autori humbi qetësinë dhe e qëlloi me armë.

27-vjeçari ka pranuar autorësinë e krimit dhe ka qarë gjatë marrjes në pyetje nga policia