Gati prangat për Beqajn e Eduart Curraj ? BKH mësyn me kontrolle te Delta Pharma , çfarë kërkojnë
BKH ka mësyrë sot me forca te përforcuara në ambientet e kompanisë farmaceutrike Delta Pharma, e cila ka lidhje me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Operacioni bëhet në kuadër të hetimeve për sterilizimin, ku tashmë Beqaj është në situatë të rënduar pasi SPAK ndryshoi akuzën duke e përfshirë edhe ish-ministrin.
Kontrollet kanë nisur në orën 15:00. Delta pharma është pjesë e rrjetit Delta Holding, e cila është kompania mëmë edhe e depove të tjera farmaceutike si Avicena dhe farmaci Ditë Natë, të gjitha të lidhura me Beqajn dhe njerëzit pranë tij.
Delta Holdiny është më pronësi të Eduart Currajt dhe Dorian Sadikut.
SPAK e akuzon Beqajn për shpërdorim detyre për koncesionin e sterilizimit, ndaj Prokuroria e Posaçme zyrtarizoi hetimin për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, lidhur me koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, kontrata koncesionare 10-vjeçare afro 100 milionë dollarëshe, e cila u firmos në dhjetor 2015 dhe ende vijon.
Prokuroria e Posaçme bëri me dije se ishministri ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës në lidhje me procedurat e ndjekura për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë euro.
Kështu, sipas hetimeve të zhvilluara deri në këtë fazë, ish-ministri akuzohet për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike.
GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Beqajn dhe ai duhet të paraqitet çdo ditë të premte. /Gazetajone