Kryeministri Edi Rama ka përjashtuar për 3 muaj gazetarin e A2, pasi ky i fundit e pyeti ministrin Olta Xhaçka nëse do të takohet me burrin e saj, që tashmë është një biznesmen për shkak të investimit të tij në jug të vendit.
Kjo pasi sipas kodit etik, cdo ministër apo deputet duhet të takohet me nje biznesmen me praninë e dy përfaqësuesve të administratës.
Rama mori fhalën dhe e dënoi gazetarin që për tre muaj është i përjashtuar nga konferencat për shtyp.
Gazetari-Xhaçkes: Zonja ministre kam një pyetje vetëm për ty, në 29 prill ka hyrë në fuqi kodi i ri etik për këshillin e ministrave i cili ndalon dhe parashikon sanksione deri në largim nga detyra për ministrat që e shkelin. Një nga pikat është që ministrat nuk duhet të takohen me biznesmenë dhe të takohen vetëm në kushte kur janë në prani të dy punonjës të administratës. Ju e keni zbatuar këtë pikë, a e keni takuar bashkëshortin tuaj biznesmen dhe investitor strategjik nën shoqërinë e punonjësve të administratës apo e keni shkelur?.
Rama: Tani përgjigjen ta jap unë. Do kalosh riedukim per tre muajt e ardhshem. Nuk je i mireseardhur në asnjë konferencë.