Klodjana Lala
Kardiokirurgu Dervish Hasi dhe lidhja me Gjin Niken!
Gjin Nika njihej si i “forti” i Bulqizes. Ai u ekzekutua nje atentat mafioz 10 vite me pare ne afersi te Ures se Tapizes ne prill 2014.
Nika ishte nje nga eksponentet me te rrezikshem te krimit te organizuar.
I forti i Bulqizes ishte I martuar dhe ne mos gaboj baba i nje femije.
Nje femije qe sot po e rrit mjeku kardiokirurg i spitalit Shefqet Ndroqi, Dervish Hasi.
Ky i fundit u arrestua pasi dyshohet per trafik te miturash dhe pornografi, per shkak te marredhenies se tij me nje te mitur.
Vajza iu tha hetuesve se u martua nga nje hoxhe (aktivitetin e hoxhes duhet ta hetoje prokuroria) me Dervish Hasin ne nje kohe qe ai kishte nje martese me gruan e pare dhe dy gra me tjera.
Gruaja e dyte e tij eshte pikerisht e veja e Gjin Nikes, i cili dyshohej edhe per rekrutim te besimtateve dhe dergimit te tyre per xhihad ne Siri.
Akuzat ndaj tij s’u provuan pasi hetimet u pushuan per shkak te vdekjes.
10 vite me vone, emri i tij del ne skene. Dervish Hasi rezulton lidhje e tij e vjeter dhe ka ne nje nga shtepite e tij te vejen e Gjin Nikes dhe femijen e tij.
A duhet qe prokurorja te hetoje ne kete drejtim? A duhet qe prokuroria te hetoje perfshirjen e Dervish Hasit me grupet kriminale?
A duhet hetuar nese Hasi eshte perfshire ne rekrutim grash e vajzash per ti trafikuar?
Mendoj se po!