Jo të gjithë e dinë se Alma Çupi është nënë e një vajze. Kjo pasi gazetarja ka preferuar të njihet gjithmonë për profesionin e saj dhe emisionin që e bën atë unike.
Ajo na prezanton shumë rrallë me vajzën dhe së fundmi ka publikuar një foto me të. Me qindra ndjekës i shkruajnë Almës për ngjashmërinë e saj me të bijën.
“Ne Maastricht. Dy ore kohe me vajzen”, shkruan ajo krah fotos.
Ndoshta nuk dini shumë për Almën, por ju tregojme se gazetarja është e divorcuar me partenrin e saj, babin e Arbës.
Prej 6 vitesh, vajza e gazetares së njohur jeton dhe studion në Gjermani.
“Një nga arsyet që unë vajzën time e kam çuar me shkollim jashtë Shqipërie është pikërisht mentaliteti mbytës”, është shprehur Alma Çupi në një nga intervistat e saj të rralla.