Në një rrëfim sa profesional dhe jetësor, gazetarja Entela Bajramaj ka rrëfyer për herë të pare në studion e “Ftesë në 5” luftën e saj me tumorin dhe gjithë përpjekjet që ka bërë për të menaxhuar të gjithë situatën me veten e saj.
“Kam bërë një gabim. Nuk kam punuar me një psikolog”, ka rrëfyer e prekur Entela, e cila ka luftuar kancerin e gjirit dhe ka zgjedhur që kontrollet mjekësore, t’i kryejë në Angli, me dëshirën dhe sugjerimin e bashkëshortit të saj.
Më pas Entela ka vendosur që ndërhyrjen ta bëjë në Shqipëri, me mjekët e spitalit onkologjik.
Gazetarja ka treguar se në asnjë moment nuk ka pranuar ta mënjanojë punën, por paralelisht me të, duke qenë e angazhuar e ka përballuar më mirë këtë periudhë të vështirë.