Gega Oil e oligarkut të naftë Paulin Gega kapet me shkelje të rënda, gjobitet nga Autoriteti i Konkurrencës
Autoriteti i Konkurrencës gjobiti me 5 milionë lekë kompaninë Gega Oil pasi shkelën konkurrencën në treg.
Përmes një njoftimi zyrtar, Autoriteti thekson se Gega Oil si pasojë e mos njoftimit brenda afatit nga ana e shoqërisë Gega Oil Group SH.A. të përqendrimit të realizuar nëpërmjet bashkimit me përthithje të shoqërisë Gega Oil SHA nga shoqëria Genklaudis SHA.
“Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij të datës 08.06.2023, vendosi gjobitjen në vlerën e 5.000.000 (pesëmilion) lekë të shoqërisë Gega Oil Group SHA, si pasojë e mos njoftimit brenda afatit nga ana e shoqërisë Gega Oil Group SH.A. të përqendrimit të realizuar nëpërmjet bashkimit me përthithje të shoqërisë Gega Oil SHA nga shoqëria Genklaudis SHA”, njofton Konkurrenca.
Kujtojmë se Gega Oil, e oligarkut të naftës Paulin Gega njihet si një kompani që kryen shkelje të vazhdueshme në treg. Në gusht 2019 ajo u sekuestrua pasi autoritetet konstatuan kryerjen e evazionit fiskal, por pronarët vazhduan punën pavarësisht këtij vendimi duke gjetur hapësira ligjora për të zhbllokuar kompaninë.
Bashkë me oligarkët Shefqet Kastrati të Kastrati Group apo Frident Kuqi të “Eida-s”, Paulin Gega është një ndër mëkatarët më të mëdhenj për çmimet e larta të karburanteve në Shqipëri dhe cilësisë skandaloze të naftës, benzinës dhe gazit që shitet këtu.
Njoftimi i plotë
Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij të datës 08.06.2023, vendosi gjobitjen në vlerën e 5.000.000 (pesëmilion) lekë të shoqërisë Gega Oil Group SHA, si pasojë e mos njoftimit brenda afatit nga ana e shoqërisë Gega Oil Group SH.A. të përqendrimit të realizuar nëpërmjet bashkimit me përthithje të shoqërisë Gega Oil SHA nga shoqëria Genklaudis SHA.Referuar dokumentacionit të depozituar pranë Autoritetit të Konkurrencës konstatohet se transaksioni nuk është njoftuar brenda afatit të përcaktuar në nenin 12, pika 2 të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.
Nga vlerësimi i dokumentacionit, Komisioni i Konkurrencës evidentoi faktin se shoqëritë pjesëmarrëse në transaksion (Genklaudis SHA dhe Gega Oil SHA) kanë kryer shkeljen administrative në kuptim të nenit 73 të ligjit nr. 9121/2003, e cila konsiderohet si shkelje e lehtë.
Pas vlerësimit të efekteve që ka sjellë transaksioni në tregun përkatës, u konstatua mbivendosje midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar në tregun e naftës dhe benzinës, por pa efekte të ndjeshme në strukturën e tregut përkatës për shkak të pjesës së vogël të tregut të ndërmarrjes së përthithur.
Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës, me Vendimin nr. 993, datë 08.06.2023 vendosi gjobë mbi shoqërinë GEGA OIL GROUP SHA, në masën 5.000.000 (pesëmilion) lekë, për mos njoftimin brenda afatit të përqendrimit të realizuar nëpërmjet bashkimit me përthithje të shoqërisë Gega Oil SHA nga shoqëria Genklaudis SHA.
Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në http://caa.gov.al. -GazetaJonë