Më 1 prill 1957, ndodhi padyshim një nga mashtrimet më të mira të bëra ndonjëherë. Ai u frymëzua nga Richard Dimbleby, një gazetar pionier i BBC-së, producent televiziv dhe radiofonik.
Me një sens humori të shtuar dhe të veçantë më 1 prill 1957 ai prezantoi një raport unik për pemët që prodhojnë makarona.
Gazetari tregon në një dokumentar, padyshim të rremë, anëtarët e një familjeje italiane që mbledhin makarona dhe bind britanikët se ato rriten atje.
Menjëherë pas transmetimit të raportit, shikuesit britanikë po kontaktonin BBC-në për të zbuluar se si mund të merrnin të korrat e tyre të pemëve të makaronave.