Moti dhe kapriçiot e tij do të vijojnë edhe gjatë kësaj fundjave. E shtuna do të jetë një ditë tipike pranvere, me temperatura të larta, ndërsa e diela e ftohtë dhe me shi.

“Dita e diel risjell një sistem vranësirash në territorin shqiptar, i cili do të sjellë reshje në sasira më të konsiderushme sesa ato të sotmet. Edhe pse do të kemi një të shtunë tipike pranverore, do të kemi të dielën një rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të zbresin në rreth 16 gradë celcius”.

Ditët me diell do të rikthehen serish të hënën për të na shoqëruar në pjesën më të madhe të muajit prill.