Kryeministri Edi Rama ka ka reaguar një ditë pas emisionit investigativ të “Rai 3” ku u hodhën akuza për lidhjet e qeverisë së tij me personazhe të botës së krimit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama i adresohet mesa duket edhe opozitarvëe në Shqipëri që kanë ripërsëritur akuzat ditën e sotme, duke i quajtur si “hardhuca e zhapiqe” teksa thotë se “Shqipërinë nuk e ndal dhe nuk e nëpërkëmb dot më askush”.

Reagimi i plotë i Ramës:

U mbars mali polli një mi dhe tani minj, hardhuca e zhapikë kanë kohën e ahengut të fitores në humbje! Është koha e daljes së shpirtit të së keqes që mpaket e çirret, ndërkohë që Shqipërinë as e ndal dot më kush dhe as e  nëpërkëmb dot më askush.