Gjatë ditëve kur produksioni po përpiqej të organizonte finalen e madhe të “Big Brother VIP Albania”, ka pasur edhe lajme nga portale të ndryshme, të cilat tregonin se Edi Rama do t’i dorëzonte çmimin e madh fituesit.

Nga disa portale u raportua mes tjerash se çmimin e madh, Edi Rama do t’ia japë Donaldit me helikopter  në Vlorë.

Një gjë e tillë sigurisht që nuk ndodhi, pasi jo vetëm që fitoren e mori balerini, Ilir Shaqiri, por Kryeministri nuk u bë asnjëherë pjesë e emisionit.

Teksa të gjithë e prisnin të ishte pjesë e programit, ai ka qenë në Mynih të Gjermanisë, në konferencën e sigurisë. Në Gjermani, ai ka udhëtuar direkt nga Amerika ku zhvilloi një sërë takimesh.

Kujtojmë se Ilir Shaqiri  ishte i fundit që la shtëpinë më të famshme në Shqipëri pas aventurës 136 ditore. Ai u prit plot entuziazëm në studio nga publiku dhe nga ish-banorët e BBV.

Iliri rrëfeu emocionet e tij, ku u shpreh se këtu s’ka ardhur për të fituar por për t’i treguar njerëzve se kush është ai në të vërtetë.