Deputeti Agron Gjekmarkaj ka bërë një parashikim si “fallxhor” për Partinë Demokratike në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Teksa po fliste për ndarjen e PD-së në grupe, Gjekmarkaj tha në një intervistë me Ina Qirjon se Berisha nuk mund ta dërgojë më të djathtën drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme

“PD-në mund ta bashkojë kushdo, ka njerëz shumë të zotë në vend. Nuk mund të kërkohet fitorja gjithmonë te Berisha, u ka dhënë fitoren 2 herë. Askush nuk duhet të tentojë të zhbëjë figurën e tij. Berishën nuk e zbeh askush, as dënimet ndërkombëtare, por fakti është që ai nuk mund ta çojë më të djathtën drejt fitores.
Çdo përgjigje që jap për daljen me 2 kandidatë në zgjedhje këtë nuk kënaq askënd, pati përpjekje reale për një kandidat të përbashkët, nuk mu duk se kishte vullnet nga Berisha pasi a i kërkon një tabelë në rast se humbet zgjedhjet. Ne propozuam që debate politik të pezullohej dhe të përqendroheshim por Berisha vendosi që primaret e tij janë më të rëndësishme. Nuk ishin një proces i gabuar por i pamjaftueshëm”, deklaroi ai.