Ka përfunduar përballja e dytë e gjysmëfinales mes Francës dhe Marokut.

Ndeshje e cila i dha biletën Francës për në finalen e Kupës së Botës dhe pritet të përballet të dielën me Argjentinën.

Franca doli në avantazh që në minutat e para me golin e Hernandez.

Maroku edhe pse pati disa raste drejt portës nuk arriti të gjente portën që t’i jepte shpresa ekipit për një kualifikim.

Në minutën e 79, Muani i sapo futur në lojë nuk i “fali” marokenët dhe shënoi golin e dytë.

Pas shumë rastesh ndeshja u mbyll vetëm me 2 golat e “Gjelave”.

Tashmë Franca është një hap larg fitores së trofeut të Kupës së Botës për 2 turne radhazi.

Gjithçka do të marrë përgjigje të dielën në përballjen kundër Argjentinës.

Të shtunën do të përballet Kroacia dhe Maroku për të vendosur vendin e tretë të Botërorit.