Telefoni celular i Yevgeny Prigozhin u gjet pranë trupit të një prej viktimave që ndodheshin në avionin që u rrëzua ditën e djeshme në Rusi, në të cilin thuhet se ka vdekur dhe themeluesi i grupit Wagner, tha një burim politik i Wagner për Al Jazeera.
Ndërkohë grupi Wagner u bëri thirrje sot mercenarëve të vet që të mos bëjnë “asgjë marrëzi”.
“Vëllezër! Për momentin presim informacion nga komandantët tanë. Mos nxirrni përfundime të shpejta!
Ne jemi të gjithë në kontrollin e emocioneve tani, por duhet të ruajmë kontrollin.
Mos bëni ndonjë budallallëk…”, thuhet në nj. mesazhi i postuar në kanalin e Grupit Telegram.