Policia ka zbuluar një pjesë trupi njeriu në afërsi të fshatit Xarrë në Bashkinë Konispol. Mësohet se trupi është i groposur, por jo i dekompozuar plotësisht pasi në të kishte ende inde.
Pjesa e trupit është dërguar në morgun e qytetit në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore nga specialistë që pritet të mbërrijnë nga Tirana ditën e nesërme në Sarandë.
Policia ndodhet ne vendngjarje dhe po kryhen hetime.