Nga Irena Beqiraj*
Pse rritja ekonomike ka qenë më e lartë në vitet 2003-2013?
Ministri i Financave ka thënë se “Prodhimi i brendshëm bruto është rritur me më shumë se dy herë, nga 9.6 miliardë euro që shënonte në fund të vitit 2013, në 24.9 miliardë euro që pritet të jetë deri në fund të vitit 2024″.
Ekonomistët përdorin një provë të shpejtë për përcaktimin e normës mesatare të rritjes ekonomike vjetore e cila mundëson dyfishimin e PPB-së për një përiudhë të caktuar.
Ata vendosin në një thyesë numrin e 69 me vitet që pretendohet se është arritur dyfishimi . Pra që PPB të dyfishohej në 10 vite norma vjetore mesatare e rritjes së PBB duhet të ishte rreth 6.9%. Fatkëqësisht ne nuk e kemi arritur kete rritje.
Por Ministri me kast e parqet në euro PBB-ne edhe jo në lek pasi në universitet ka mësuar që rritja e PPB- se një vendi e shprehur në një monedhë të huaj varet nga rritja e PPB-së në monedhën bazë dhe nga ndryshimi në kursin e këmbimit.
Edhe ndërsa shkruaj mu kujtua që unë e kam mësuar këtë formulë në lëndën e Linda Ramës
PPB në euro 2023 = PBB në euro 2013 x (1+rritjen e PBB në monedhën bazë në lek ) x( 1+/- verësimin zhvlerësimin e monedhës bazë lek ) .
Pra. Prodhimi Brendëshëm bruto në fund të 2013 ka qënë 1.364 triliardë lek . Në 2023 PPB ishte 2.311 triliardë lek . Rritja e PBB-së në monedhën bazë në lek ka qënë vetëm 67% . Pra nuk qenkërka dyfishuar .
Kursi I këmbimit të euros ka ndryshuar nga 140 që ishte ne 2013 ne 103.8 në 2023 . Pra kemi një rivlërësim të lekut me 35% .
rritja me 2,2 herë që pertendon ministri shpjegohet 69% nga rritja nominale e PPB ne lek dhe 35% nga vlerësimi i lekut .
Meqë ministri me të drejtë ka vendosur te krahasoje , do te ishte mire tu referohej periudhave. Por cfarë ka ndodhur me PBB -në në euro ( sic e do ministri ) në periudhën 2003- 2013 ?
Prodhimi Brendëshëm bruto në fund të 2003 ka qënë 691 miliardë lek . Në 2013 PPB ishte 1.364 triliardë lek . Rritja e PBB-së në monedhën bazë lekun në përiudhën 2003-2013 paskërka qënë 97% .
Ndërsa kursi I këmbimit të euros ka lëvizur nga 133 lek që ishte ne 2003 në e 140 lek në 2013 .
Pra këtë përiudhë kemi një zhvlerësim të lekut me 15%. Për shkak të këtij zhvlerësimi të lekut me 15% PPB-ja 2013 rezulton 1,87 herë më e madhe se ajo e 2003.
E lodha lexuesin me shifra por konkluzionet që duhet te mbani mend janë dy :
1) në periudhën 2003-2013 prodhimi I brendeshëm bruto ne lek është rritur 97% ndërsa në përiudhën 2013-2023 është rritur 67% . Asgjë për t’u krenuar socialisët , përkundrazi !
2) Në përiudhën në 2003-2013 leku është zhvlerësuar me 15% ndërsa me periudhën 2013-2023 leku është vlërësuar me 35%
A mund të krenohen socialistët me vlerësimin e lekut ? Kam frikë se ish kolegët e mi të Ministrisë së financave do të “shtrydheshin shumë” të gjenin edhe të paisnin Ministrin me argumenta ekonomik ligjorë që mbështesin vlërsimim të lekut I cili sot paraqitet edhe më i vlerfshëm se jeni japonez.
Deri sa Ministria financave të argumentojë me matje faktorët e vleresimit të lekut mund të mjaftohemi me faktin e pa tjetërsueshëm ” që rritja ekonomike e shprehur ka qënë më e lartë në vitet 2003 -2013!
*Titulli është i redaksisë