Këto janë pamjet nga dhoma në repartin e kirurgjisë në Shkodër që u përfshi nga flakët rreth orës 07:05 të mëngjesit të së shtunës (22 prill).
Siç shihet në pamjet gjithçka brenda dhomës është shkrumbuar nga zjarri.
Ndërsa zjarrfikësit shuajnë flakët në dhomën, brenda së cilës s’ka mbetur më asgjë.
Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.