Megjithëse aktorja Rudina Dembacaj prej më shumë se 2 vitesh kurorëzoi dashurinë e saj me Mark Frrokun, ndjekësit shpesh i kujtojnë edhe ish-bashkëshortin e saj Aleksandër Varfajn.
Së fundmi Rudina ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit në Instagram, ku i është përgjigjur disa pyetjeve të drejtuara nga ndjekësit.
Por vëmendje mori veçanërisht një pyetje, të cilës Rudina vendosi t’i përgjigjej publikisht. Megjithëse ajo u përgjigj, nuk e zbuloi të plotë pyetjen.
“Çfarë mendon për xxxxx tënd që flet sikur gjasme ai ka edukuar xxxx vetë??”- është pyetja (e paplotë) të cilën Rudina e postoi.
“Më këputet shpirti për këdo që bën gjoja, në çfarëdolloj situate. Kanë nevojë për vëmendje thjesht gjynah”- shkruajti Rudina në Instastory-n për të cilin u pendua dhe e fshiu!
Aktorja as nuk zbuloi as nuk përmendi emra në postim, por disa detaje në fjalinë e shkruar nga ndjekësi dhe fakti që ajo vendosi ta fshijë, nxisin dyshimet se pyetja dhe deklarata mund të ishin në lidhje me ish-bashkëshortin e Rudinës dhe partneren e tij.
Nisur nga pyetja, ndjekësi pyet për dikë që ka bërë një deklaratë në të cilën ka thënë se ai “ka edukuar dikë tjetër vetë” (pa Rudinën në këtë rast). Rudina dhe ish-partneri i saj Aleksandër Varfaj kanë një vajzë të quajtu Viktoria, shkurt Viki…
Një tjetër detaj që shton dyshimet se Rudina Dembacaj ironizoi dhe thumboi ish-bashkëshortin e saj së bashku me partneren e tij të re, është një deklaratë e bërë nga ana e kësaj të fundit.
Aleksi publikuoi pak kohë më parë një foto të vajzës dhe komenti i partneres së tij mori vëmendje të madhe.
“E dashuruar me ty si babi dhe e dashuruar akoma me shume me vajzen qe ti ke rritur…”- i shkruajti ajo, pa përmendur askund Rudinën.
Pak kohë më parë një ndjekës i ka rikujtuar Rudinës historinë e saj me ‘mekanikun’, si Rudina e quante, kur çifti u divorcua.
“Na hape barkun. Shyqyr të ftilluan se me mekanikun ke qenë o Zot ibret, s’u shikoje”- shkruante ndjekësi, i cili mori një përgjigje të ashpër nga ana e Rudina Dembacajt. Aktorja vendosi ta publikojë ‘komentin’ e ndjekësit, dhe t’i përgjigjet me emojin-ë e gjishtit të mesit.
Në fillim të 2020, Rudina konfirmoi lidhjen me Mark Frrokun, duke postuar në rrjete sociale një foto përkrah tij. Në rrëfimin e parë për lidhjen me Markun, Rudina tregoi se kjo marrëdhënie nisi pas ndarjes së saj nga ish-bashkëshorti, Aleksi. Dembacaj mori në shtator të 2020 propozimin për martesë nga Marku, duke i thënë “Po”
përgjithmonë.
Ata kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre më 1 tetor kur çifti organizoi një festë të madhe në kishë, ku kishte shumë të ftuar VIP.
Nga ana tjetër Rudina Dembacaj ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të mirë me ish-partnerin e saj. Fëmija që kanë në mes, Viktoria, ka qenë një nga arsyet kryesore pse ata të dy kanë ruajtur raportet e mira me njëri-tjetrin. Ata dalin bashkë të tre si familje për shëtitje apo për të shijuar momente të veçanta dhe nuk ngurrojnë që këto t’i ndajnë edhe me ndjekësit në ‘Instagram’. Por pas këtij postimi të fundit po nxiten dyshime për raportin mes tyre…