“Ky është vendi ku ka rënë Fifi”. Kjo ishte fraza e një nga skeçeve të realizuara në episodin e parë të emisionit “Më lër të flas”
Donaldi vuri disa lule në tokë në episodin e parë të emisionit “Më lër të flas”duke kujtuar skenën kur Fifit i ra të fikët brenda shtëpisë së Big Brother Vip.
Këngëtarja e revoltuar ka refuzuar vazhdimisht ta shohë atë skenë e si rrjedhojë tha se do i hidhte në gjyq vëllezërit Veshaj.
Kjo ka qenë e gjitha një lojë mes miqsh që vuri në dyshime dhe publikun që i ndjek. Donaldi ka publikuar disa Instastory ku duket gjyshi i tij i cili nisur dhe nga situata e fundit i thotë se me Fifin nuk duhet t’i prishi marrëdhëniet.
“Ajo të do sinqerisht. E lexova në gazetë që u shkëput përfundimisht nga Iliri dhe Arjola për ty. Keni bërë dhe tatuazhin,” – u shpreh gjyshi i Donaldit.
Fifi është e ftuar në episodin e dytë të “Më lër të flas”.