Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Rama se shkatërroi procesin zgjedhor të 14 majit. Meta u shpreh se “bota e nëndheshme me porosi të Ramës dhe mbrojtjes së policisë së shtetit tjetërsuan votën e qytetarëve”.

Meta foli për mediat pas takimit me Sali Berishën në Selinë e ‘Rithemelimit’.

Pavarësisht nga ky tjetërsim i bërë nga Edi Rama nën mbrojtjen e policisë së shtetit në përgjithësi diçka është e qartë, gomerët që Rama u imponoi qytetarëve shqiptarë nuk do të vjedhin të qetë më siç vodhën në 4 vite. Përshkallëzimi i aksionit opozitë në këshilla bashkiakë”, tha Meta pas takimit me Berishën.

Meta tha se tashmë është rikthyer pluralizmi politik në të gjitha këshillat bashkiake, nuk ka dorëzim apo kapitullim para mafies shtetërore.

“Ne do të luftojmë në emër të jo vetëm mbi 500 mijë shqiptarëve që në kushte terrori votuan me sakrifica të mëdha por edhe në emër të qindra mijërave të cilët u intimiduan. Do t’i shikoni të gjitha faktet.  Në rendin e ditës është dokumentimi gjithë kësaj masakre zgjedhore. Përgatitja e dokumentacionit edhe për institucionet ndërkombëtare. Gomerët e Edi Ramës që vodhën 4 vjet për kaq vite s’do të kenë mundësi që të vjedhin më”, tha Meta.

Ky ishte deklarimi i parë zyrtar i Kryetarit të Partisë së Lirisë, pas zgjedhjeve të 14 majit, ku opozita mori vetëm 7 bashki.