Analisti Kreshnik Spahiu thotë se Prokuroria e Posaçme do të bëjë dy arrestime të bujshme, menjëherë pas zgjedhjeve të 14 Majit. Sipas tij, njëri është krahu i djathtë i Edi Ramës, kurse tjetri është opozitar i lartë.

Në një prononcim per mediat, Spahiu nuk tregoi emra, por tha se e sigurt është se Sali Berisha nuk do të jetë opozitari i lartë që do të arrestohet.

“Pritet që SPAK të bëjë dy arrestime të bujshme, një socialist i nivelit shumë shumë të lartë dhe një opozitar sërish të nivelit të lartë. Të dyja dosjet dhe procedimet penale kanë qenë të gatshme dhe janë penguar për shkak të fushatës elektorale.

Kam dyshimet se Edi Rama ka një lloj ndikimi. Tek këto dy emra, ajo që mund të ju them është se nuk është Sali Berisha.

Berisha ka marrë të gjitha garancitë nga Edi Rama që do të jetë rivali i tij në 2025 sepse kështu i intereson atij. Kjo është pjesë e marrëveshjes së tyre. Dy individët e tjerë janë shumë të lartë. Njëri prej tyre është krahu i djathtë i Edi Ramës edhe krahu i djathtë i Sali Berishës”, u shpreh Kreshnik Spahiu.