Mesditën e sotme në aksin rrugor Kapshticë-Bilisht, A. Ç. rreth 60 vjeç duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i makinës me targa AB007DC, A. Ç. dhe Dh. Ç. rreth 23 vjeç, pasagjer në automjet, të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës.

Policia paraprakisht dyshon se drejtuesi ka humbur kontrollin edhe për shkak të shpejtësisë.