Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në aksin Milot-Mamurras. Një mjet taksi, e cila po udhëtonte në drejtim të Rinasit ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një objekt, e për pasojë ka humbur jetën një person, rrugës për spital dhe kanë mbetur të lënduar 3 të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Kurbin / Informacion paraprak

Rreth orës 04:30, në aksin rrugor Milot – Mamurras, në afërsi të Mbikalimit të Sanxhakut, shtetasi L.D. 40 vjeç, drejtues mjeti Taxi, ka humbur kontrollin mbi drejtimit e automjetit të tij, duke dalë jashtë rruge.

Si pasojë, ka ndërruar jetë shtetasja P.Gj. 56 vjeçe, e cila ishte pasagjere, si dhe janë lënduar drejtuesi i mjetit me 3 pasagjerët e tjerë, shtetasen A.Gj. 30 vjeçe dhe 2 fëmijë, që ndodhen në spital nën kujdes mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.