Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Jalit, ku gomonia ka përplasur pushuesit që qëndronin në breg.

Burime bëjnë me dije se një gomone ka tentuar të dalë në breg, por nuk ka arritur të ndalojë në kohë. Ka dalë në breg duke dëmtuar 2 pushues (një çift) të cilët kanë qenë në breg.

Një prej tyre, djali, ka dëmtime në brinjë dhe në fytyrë, ndërsa vajza gërvishtje të lehta. Të lënduarit gjenden në spitalin e Himarës duke marrë mjekime.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit lundrues, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Cifti i të lënduarve janë turistë shqiptar dhe kanë qenë duke qëndruar në breg në momentin që gomonia i ka goditur.

Njoftimi i policisë: 

Sot, rreth orës 11:20, në plazhin e Jalës, shtetasi Gj. P., 37 vjeç, duke drejtuar një mjet lundrues tip (gomone), dyshohet se ka humbur kontrollin duke dalë në breg, ku si pasojë ka dëmtuar shtetasit A. S., 31 vjeç dhe E. GJ., 25 vjeçe, të cilët janë transportuar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.