Grabitet dyqani 3V Fejzo te Myslym Shyri në Tiranë, sa celularë mori autori

Mëngjesin e kësaj të Premteje dyshohet se një person i armatosur e me maskë ka vjedhur me dhunë në një dyqan celularësh në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.

Paraprakisht, mësohet se ai ka arritur të marrë 15 celularë nga dyqani i “3V Fejzo“.

“Është larguar në drejtim të rrugës Vasil Shanto. Fatmirësisht nuk ka pasur një konfrontim mes autorit i cili besohet se ka qenë i vetëm dhe punonjësit të dyqanit.”

Nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e bluve, por raportohet se drejt vendngjarjes janë nisur forcat “Shqiponja” dhe se janë sekuestruar kamerat e sigurisë.