Kryebashkiaku aktual i Himarës Jorgo Goro është arrestuar ditën e sotme.
Në pranga raportohet se kanë përfunduar edhe 4 persona të tjerë.
Kujtojmë se Goro mbeti në detyrë si kryebashkiak i Himarës edhe pse humbi zgjedhjet e 14 majit ndaj Fredi Belerit, i cili u dënua së fundmi për shitblerje votash.
Mësohet se Goro u arrestua për ndryshim të destiancionit të tokës në Himarë, e cila më pas iu dha Artan Gaçit, bashkëshortit të Olta Xhaçkës, si investitor strategjik.