Policia ka publikuar foton e autorit të grabitjes së pikës së këmbimit valutor në zonën e Kombinatit në Tiranë. Policia ofron 5 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion që çon në kapjen e tij.

Autori, i veshur me bluze të kuqe dhe i maskuar, dyshohet se nën kërcënimin e një pistolete lodër, ka vjedhur një shumë parash dhe më pas është larguar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10.

“DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij.Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe 069 411 8879 duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.”, njofton policia