Deputetja e PD-së, Grida Duma me ironi dhe batuta ishte e ashpër sot me socialistët dhe qeverinë për çështjen e integrimit.

“Sa herë ju flisni për integrimin kam këtë paralelizmin me Konicën me “Doktor Gjilpërën”, është e njëjta gjë.

Nëse do të kishte dhënë një nga ato recetat mjekësore metaforike do të kishte thënë “ej njerëz me ngadalë, se nuk shërohet një i sëmurë mendor duke i dhënë vaj kapsllëku.

Ju keni menduar se mund t’i hidhni vaj kapsllëku makinës së propagandës dhe mund ta shtensiononi.

Ashtu sikur qeshini ju me veten dhe shqiptarët, ashtu qesh edhe unë si mundeni kaq shumë dhe kaq thellë të gënjeni me axhendën e integrimit.

Integrimi ka shtetin e së drejtës, pronën dhe llogaridhënien” tha ajo.