Avokati Idajet Beqiri ka kallëzuar në SPAK ish-Presidentin Ilir Meta dhe ish-kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Objekti i padisë së dorëzuar në SPAK, një ditë më parë është për pastrim parash, korrupsion, fshehje pasurie etj.

Dosja e përpiluar nga Beqiri fakton shpenzimin e qindra mijëra eurove nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi për t’u dobësuar dhe rimodeluar fytyrën në një klinikë VIP-ash botërore në San Marino.

Këtë investim çifti Meta-Kryemadhi e kanë kryer në klinikën “Domus Medica”, në San Marino, Itali.

Transaksioni bankar me vlerë 287 mijë euro, është kryer përmes një kompanie offshore, për shërbime estetike në fytyrën e Monika Kryemadhit, e cila është dukshëm ndryshëm me disa vite më parë.

Fytyra e saj nuk është më e njëjtë pas rikonturimit estetik.

Këto para nuk kanë deklaruar në ILDKPI.

Sipas kallëzimit të përpiluar nga avokati Idajet Beqiri, Silva Shametaj është doktoresha që ka ndjekur Monika Kryemadhin për ndërhyrjet estetike në fytyrë.

Ndërsa Ilir Meta është kallëzuar për dobësim me para të pista në Vjenë.

Sipas Beqirit, dobësimi i Metës është bërë nga doktor Gerhard Prager në Departamentin e Obezitetit në spitalin e Vjenës.

Ndërhyrjeve, thuhet u janë nënshtruar edhe fëmijë e Ilir Metës.

Këtë gjë, Beqiri e ka faktuar duke përfshirë në dosje fotografi ku shihet ndryshimi drastik i familjes.

Ky është kallëzimi i katërt penal ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ndërsa SPAK-u ka të regjistruara 3 procedime penale dhe po heton Ilir Metën për lobim me vlerë 700 mijë USD në SHBA, me para të padeklaruara.