Gjatë vizitës në Panairin e Bujqësisë në sheshin Nënë Tereza, kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe nga ministria e Bujqësisë Frida Krifca është ndalur të flasë edhe me një fermer në lidhje me efektet e krizës.
Ai tha se sëmundja e shpendëve nuk ka lidhje me ushqimin ndërsa u shpreh se duhet të kishin vënë një zgarë dhe ai të hante pulat në sy të të gjithëve për ta demonstruar këtë gjë.
“Vetëm një gabim keni bërë. Gjithë këto pula. Duhet të kishit bërë një zgarë këtu që të haja unë dhe ta kuptonin që nuk ka lidhje kjo historia e gripit të pulave me ushqimin. E kanë për taksiratin e vet pulat jo për njeriun. Fryrja mediatike është një çmenduri. Të kishit vënë këtu një zgarë dhe të haja unë këtu”, u shpreh Rama.