Si me shumë pjesë të tjera të trupit, ndodh që edhe sytë të ndryshojnë me kalimin e kohës. Disa simptoma, në dukje të zakonshme, mund të tregojnë se keni nevojë për syze optike.

Megjithatë duhet thënë se jo çdo ndryshim në shikim është shqetësues. Faktorë të tillë si nevoja për më shumë dritë për të parë qartë ose problemet e dallimit të ngjyrës së zezë dhe blusë, për shembull, janë normale dhe nuk kërkojnë syze. Por ka raste kur ndryshimet në shikim nuk janë të tilla dhe nevojitet mbajtja e syzeve optike.

Disa njerëz mund të kenë nevojë për syze megjithëse nuk kanë asnjë simptomë, ndërsa të tjerë kanë simptoma shumë të qarta. Simptomat ndryshojnë në varësi të problemit që keni. Disa nga më të zakonshmet janë:

-shikimi i turbullt
– pamje të dyfishta
– objektet me linja jo të qarta duken si të mjegullta
– dhimbje koke
– sytë i keni të lodhur ose të irrituar
– shikim i shrembëruar
– mbyllje e syve për të parë më mirë
– probleme për të drejtuar makinën natën.

Lista e mësipërme nuk është e kufizuar prandaj nëse vini ndryshime që nuk janë normale për ju, konsultohuni me mjekun e syve.