Aktorja dhe deputetja kosovare, Adriana Matoshi, është njëra ndër personazhet më të përfolura në media rozë.

Ajo komentohej shumë për lidhjen me futbollistin belg e më pas edhe për ndarjen me të.

Deputetja gjithashtu është edhe mjaft aktive në rrjetet e saj sociale.

Shumë shpesh ajo ndanë fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme por edhe nga angazhimet politike e kinematografike.

Së fundi ajo ka publikuar disa video në profilin e saj të “Instagrami”, ku shihet duke e shijuar jetën e natës në njërin nga klubet e natës në qytetin e Gjilanit.

Në imazhet e publikuara në InstaStory, aktorja shihet në disponim të mirë teksa argëtohet me muzikës duke vallëzuar e dëfryer me miqtë e saj të ngushtë.

Kjo vjen pak kohë pasi u njoftua se Adriana i ndau rrugët me ish-të dashurin e saj, futbollistin afrikano-belg Keith Groeneveld.

Aktorja pas ndarjes nuk ka reguar dhe ka vendosur të vazhdojë jetën e qetë.