Mozzik dhe Getinjo janë dy vëllezërit reperë që kanë prekur majat e suksesit.

Ata janë ndër reperët më të pëlqyer të publikut.

Ata kanë qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm për muzikë por dhe për sakrificat që ata kanë hasur gjatë këtij rrugëtimi.

Ditën e djeshme Getinjo ka publikuar një foto nga fëmijëria me të atin ku edhe kishte bërë një dedikim.

“Baba e pat lonë ëndrrën e vetë për neve, unë dhe Mozzik ja kthym me krejt të mira.”, ka shkruar reperi.

Kjo nuk është hera e parë që vëllezërit flasin për familjen e tyre dhe tregojnë dhembshurinë për ta.