Për të pasur një lidhje sa më të mirë secili ka nevoje për dashuri, por sipas shenjave astrologjike çdo person ka edhe nevoja te veçanta.

Dashi: Sfidë. Në një lidhje dashët sforcohen përherë për të qenë më të mirët prandaj kanë nevojë për një partner që t’i nxitë dhe t’i mbështesë në atë që duan të bëjnë. Ju nuk i pëlqeni marrëdhëniet rutinë dhe doni pranë dikë që nuk është i mërzitshëm.
Demi: Mirëkuptim. Ju personat e shenjës së demit keni nevojë për një partner që t’ua kuptojë ndjenjat dhe mënyrën sesi funksiononi. Doni të keni përherë pranë dikë që t’iu trajtojë me ëmbëlsi dhe respekt sidomos kur të ndiheni të pasigurt.

Binjakët: Komunikim. Ju binjakët doni të keni pranë një person me të cilin të flisni, të flisni e vetëm të flisni. Vërtet ju doni të komunikoni për çdo gjë e në fakt komunikimi ndihmon që gjërat të ecin përherë mirë.

Gaforrja: Besnikëri. Duke qenë se vete jeni besnikë doni që edhe partneri të jetë i tillë e të ketë sy vetëm për ju, t’iu besojë e t’iu dashurojë sa më shumë.

Luani: Vëmendje. Ju luanët doni gjithmonë të adhuroheni nga ata që ju rrethojnë dhe që ata ta kenë mendjen vetëm tej ku. Mungesa e kësaj vëmendjeje ju trishto dhe mund t’iu bëjë të dilni nga kornizat.

Virgjëresha: Sjellje e mirë. Duke qenë se ju virgjëreshat dalloheni për perfeksionizmin keni nevojë që në krah të keni dike shumë të sjellshëm dhe të butë.

Peshorja: Diplomaci. Të drejtë dhe të ekuilibruar, ju peshoret keni argumente për çdo gjë. Në krah doni të keni përherë një partner diplomat që të dijë si të luftojë për të arritur më të mirën.

Akrepi: Besim. Duke qenë se ju akrepat jeni disi të mbyllur në botën tuaj, keni nevojë për dikë që t’i ruajë sekretet që do i thoni. Besimi për ju është thelbësor për një marrëdhënie të qëndrueshme.

Shigjetari: Aventurë. të lirë në shpirt dhe kureshtarë, ju shigjetarët doni të provoni gjëra të reja dhe keni nevojë për një partner që t’iu ndjekë kudo.

Bricjapi: Devotshmëri. Ju nuk keni frikë nga asgjë e madje mund të bëni edhe gjëra që askush nuk i ka imagjinuar. Për këtë arsye keni nevojë për një partner që t’iu ndihmojë për të arritur ato që doni. Devotshmëria është mbi të gjitha për ju.

Ujori: Pavarësi. Ndërkohë që jeni argëtues dhe rebelë, ju keni nevojë për pavarësi në një lidhje. Një partner që të dijë ta respektojë këtë gjë është i duhuri.

Peshqit: Ndjenja. Ju peshqit jeni shumë romantikë dhe nuk ngurroni t’i tregoni ato që keni në zemër. për t’u ndier të plotësuar keni përherë nevojë për një partner që gjithashtu t’ua shprehë ndjenjat dhe t’iu mbajë sa më ngrohtë pranë vetes.